Shqiponjmania, “infektohet” edhe Mustafi

Sport
689
0
sample-ad

Vazhdon “shqiponjmania” në fushën e blertë të futbollit. Futbollisti i radhës i prekur nga ky “virus”, ka qenë lojtari i skuadrës spanjolle të Valencias, Shkodran Mustafi. Mustafi është me origjinë Shqiptare por që luan me kombëtaren Gjermane.

Në mbrëmjen e kaluar ai shënoi dy gola që e ndihmuan skuadrën e tij të fitonte me rezultatin 1-3. E veçanta në këtë takim, përveç dy golave të Mustafit, ka qenë dhe festimi i këtij të fundit, i cili me duart e tij ka formuar shqiponjë dykrenare.

Faktikisht, ky “virus” ka prekur më shumë lojtarët me origjinë Shqiptare por që luajnë me kombëtare të tjera, dhe e shohin këtë si rast për të treguar atdhetarizmin e tyre.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen + 9 =