Rama dhe Vuçiç komentojnë ngjarjen në stadiumin e Beogradit

AktualitetKryesorePolitike
185
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4598″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Për të dy kryeministrat Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç ajo çfarë mbeti pas në atë lojë futbolli ishte e turpshme. Për Ramën kjo është përgjegjësi direkte e organizatorëve, ndërsa Vuçiç nuk lëkundet nga ideja se gjithçka u provokua nga autoritetet zyrtare të Shqipërisë. Në të njëjtën ditë kryeministrat e dy vëndeve kanë rrëfyer për gazetën greke “Kathimerini” qëndrimet kundërthënëse mbi atë çfarë ndodhi gjatë ndeshjes së futbollit dhe pas saj.

[/vc_column_text][vc_single_image image=”4585″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Kryeministri Edi Rama jo vetëm përjashton faktin se një ngjarje e tillë do të ndodhte në Tiranë, por nga ana tjetër dënon reagimin e autoriteteve serbe dhe gjuhën e urrejtjes kundër popullit shqiptar. Shefi i qeverisë shqiptare vazhdon ta konsiderojë të turpshëm, incidentin e ndodhur në stadiumin “Partizani” të Beogradit me 14 tetor.
Duke folur për gazetën greke “Kathimerini” ai u shpreh se është i çuditur sesi një banderolë fluturuese mund të ngjallë një furtunë të tillë nacionaliste në një stadium futbolli.

“Më çudit edhe verbëria me të cilën raguan mediat ndërkombëtare. Në vend që të përqëndroheshin tek thirrjet raciste të 30 mijë njerëzve që bërtisnin “vrisni shqiptarët”, i thanë publikut se një flamur hodhi në erë gjithë takimin. E turpshme!”
Nëse mbi stadiumin e Tiranës do të ngrihej një flamur me Serbinë e Madhe, Rama thotë se do ndihej keq nëse forcat e sigurisë do të dështonin të evitonin trazirat dhe nuk do të mbronin lojtarët në një fushë.
Thirrjet antishqiptare fyese të tifozëve serbë për kryeministrin Rama treguan edhe njëherë se serbët kanë mbetur akoma në kornizën e ballkanasve të vjetër.
“Kur të gjithë shqiptarët u derdhën në rrugë menjëherë pas ndeshjes, nuk dëgjova askënd të thoshte “vrisni serbët”. E pra në gjithë këtë dramë absurde shqiptarët treguan se janë europianët e rinj, ndërsa miqtë tanë serbë treguan se janë ende ballkanasit e vjetër. Do t’u thosha të çlirohen sepse shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre nuk kanë qenë asnjëherë sulmues, por janë ndeshur gjithmonë me sulme nga të tjerët”.

Rama nënvizon, se duke iu referuar deklaratave të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç dhe presidentit Tomisllav Nikoliç, as ai dhe as kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani nuk do të kishin bërë deklaratat fyese, ndaj popullit serb, nëse një rast i tillë do të kishte ndodhur në Shqipëri.
I pyetur nga “Kathimerini” në lidhje me marrdhëniet me Greqinë, Edi Rama u shpreh se nuk sheh stanjacion, ndërsa shprehu dëshirën e tij për një vizitë të homologut të tij grek Antonis Samaras në Tiranë.[/vc_column_text][vc_single_image image=”4604″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Por reagimi i kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç ka qënë i prer duke thënë se “Pres nga zyrtarët shqiptarë të merren sa më pak me politikën në Serbi dhe të merren më shumë me problemet e tyre, në të cilat unë nuk kam dëshirë të hyjë asnjë çikë”.
Lidhur me shtyrjen e vizitës së kryeministrit Edi Rama ai është shprehur se ishte koha e papërshtatshme dhe si i zoti i shtëpisë duhej ta kërkonte. “Momenti kur ishte për tu bërë vizita gjëndja ishte shumë e papërshtatshme por megjithatë duke e menduar se e vetmja zgjidhje është dialogu unë si i zoti i shtëpisë propozova një datë të re takimi për të cilën ra dakord kryeministri Rama”.
Shqipëria e madhe? Vuçiç këmbëngul se nuk është vetëm vetëm makth për Serbinë por për të gjithë Europën dhe se incidentet në stadiumin e Beogradit u shkaktuan nga shqiptarët.
“Incidentet u shkaktuan padyshim nga shqiptarët dhe ishte një incident i organizuar kohë më parë. Flamuri i Shqipërisë së madhe është simbol i së keqes dhe jo i zhvillimit të Ballkanit. Megjithatë Serbia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të ruajtur paqen në Ballkan.
Dua të besoj që edhe kryeministri Rama nuk e mbështet këtë program të Shqipërisë së madhe edhe pse më ka suprizuar që nuk e dënoi fare fluturimin e flamurit në stadiumin e Beogradit, qoftë dhe me një fjalë të vetme.”[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × 5 =