Posta Shqiptare zgjat oraret e shërbimeve

Aktualitet
802
0
sample-ad

Duke vazhduar aksioni i OSHEE-së në bashkëpunim me policinë e shtetit kundër vjedhësve të energjisë elektrike, Posta Shqiptare ka zgjatur oraret e shërbimit në zyrat postare në të gjithë vendin për tu dhënë mundësi qytetarëve të shlyejnë detyrimet e energjisë. Posta Shqiptare përmes një komunikate për shtyp, thekson se ka marrë vendimin për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, që në këtë mënyrë të eleminojnë rradhët e gjata dhe brenda një kohe të shkurtër të paguajnë faturat e energjisë.

Ky aksion kundër vjedhjeve të energjisë elektrike dhe abuzuesve është në ditën e tij të shtatë teksa të shumtë janë qytetarët të cilët qëndrojnë në radhë në zyrat e Postës Shqiptare për të paguar detyrimet e energjisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − three =