Mielli “patriotik”, që vjen nga Kosova, pa standartet e duhura

AktualitetKryesorePolitike
239
0
sample-ad

Për cilësinë e miellit i cili vjen nga Kosova ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla. Në seancën dëgjimore të Komisionit të Integrimit ka kërkuar që mos përdoret patriotizëm, si një pretekst për një produkt pa cilësi dhe pa standarte.
Është e papranueshme që të bësh patriotizëm me bukën e shqiptarëve. Kjo është diçka e pa kuptimtë. Kërkoj që cilësia e miellit e cila hyn në Shqipëri të jetë si ajo e standarteve të Bashkimit Europian. Unë kërkoj që buka e shqiptarëve të jetë po aq cilësore sa ajo që tregtohet në vende të ndryshme të BE-së. Nuk mund të konceptohet që në emër të patriotizmit të hyjë në vendin tonë miell nga një vend tjetër dhe të na shitet ne si një produkt Kosovar, dhe për më tepër që është pa standarte. Kjo histori duhet të mbyllet dhe duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë ka thënë nënkryetari Komisionit Parlamentar të Integrimit Taulant Balla.
Deputeti Socialist, në fund i ka kërkuar Ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti që bashkë me palën nga Kosova të rakordohet puna, që histori të tilla të mos ndodhin më në të ardhmen.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 + three =