Komisioni Medias filtron 57 kandidatët e Këshillit Drejtues të RTSH

Aktualitet
156
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4739″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Komisioni parlamentar i Medias nisi procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Por edhe përpara kësaj mbledhje, mazhoranca i ka lënë 24 orë afat opozitës të njihet me proçedurën për zgjedhjen e anetareve te Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Nënkryetari i komisionit Alfred Peza deklaroi se së bashku me opozitën kemi përzgjedhur 57 kandidatë, të cilët do të kalojnë në filtrin e komisionit derisa të shkojmë tek zgjedhja e 10 anëtarëve të KD-së. Skualifikimi i kandidaturave do të bëhet një e nga një nga komisioni, gjatë mbledhjeve me dyer të mbyllura. Janë 57 kandidatë që plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e këtij procesi. Radio Televizioni Shqiptar është enti kryesor publik mediatik në vend, i cili aktualisht funksionon me një këshill të vjetër drejtues. Ligji “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar në Kuvend në mars të këtij viti, përcakton funksionimin e KD-së së RTSH-së.

Këshilli përbëhet nga kryetari dhe nga 10 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë. Anëtari i njëmbëdhjetë, njëkohësisht kryetar i KD-së, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit.

Në këtë post drejtues zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit. Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së zgjidhet me votim të fshehtë nga KD për një periudhë 5-vjeçare ndërmjet jo më pak se 2 kandidaturave. Përzgjedhja e kandidaturave bëhet nga Këshilli.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen − 5 =