Gerrard i jep fund spekullimeve, qëndron tek Liverpul

Sport
326
0
sample-ad

Disa kohë më parë kapiteni Anglez dha një deklaratë shokuese në lidhje me të ardhmen e tij larg skuadrës së Liverpul. 34-vjeçari deklaroi se do të largohej në fund të këtij sezoni, por këtyre fjalëve u është përgjigjur vetë trajneri i ekipit, duke thënë se qëllimi i tij kryesor është që ta mbajë kapitenin në “Anfield”.

Trajneri i Liverpulit, Brendan Rodgers, insiston që klubi dë t’i ofrojë një kontratë të re lojtarit Steven Gerrard. Kapiteni i “të kuqve” kishte deklaruar më parë se ai do të largohej nga Liverpuli nësë nuk do të kishte zgjatje kontrate, pasi atij i skadonte në fund të sezonit.

“Është mjaft e thjeshtë. Kam pasur një takim me përfaqësuesin e Steven rreth një javë më parë. E dua atë pjesë e klubit dhe e çdo gjëjë që ne përpiqemi të bëjmë. Unë ia kam përçuar këtë gjë edhe drejtuesve të klubit, të cilët besoj se do ta rregullojnë kontratën me përfaqësuesit e Gerrard.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × four =