Administrata e burgut të Peqinit, “gatitu” para dy vllezërve Tafili

AktualitetKronikeKryesore
237
0
sample-ad

Gardiani Fatmir Aliaj është personi gjashtë i punonjësve të burgut të sigurisë së Lartë në Peqin, i arrestuar nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Sikurse kanë bërë të ditur burime të këtij shërbimi, Aliaj është arrestuar pas kërkesës së Prokurorisë së rrethit Elbasan e cila është duke vijuar hetimet për skemën që do të përdornin Fran Marashi, Gëzim Guri, vëllezërit Admir e Genc Tafili për t’u arratisur nga Burgu i Peqinit.

Përgjimet telefonike të kryera nga prokuroria e Elbasanit kanë nxjerrë fakte tronditëse, që konfirmojnë faktin se e gjithë administrata e burgut të Peqinit ishte në shërbim të katër emrave të mësipërm.

Me pak fjalë, gardianët,por jo vetëm, qëndronin “gatitu” përpara urdhërave dhe autoritetit të pazëvendësueshëm që kanë në burg dy vllezërit Tafili dhe dy të dënuarit e tjerë me burgim të përjetshëm,përkatësisht Fran Marashi dhe Gëzim Guri.

Përgjimet telefonike kanë treguar se përpara tyre “sus” qëndrojnë dhe shumë të dënuar që janë mbyllur në këtë burg. Ndërkohë nga kontrolli i fundit që ju krye qelisë së Admir Tafilit, atij i janë sekuestruar dy aparate telefoni, ndërsa një aparat tjetër i është bllokuar vëllait të tij. Ndërkohë në qelitë e Gurit dhe Marashit janë sekuestruar disa sende të tjera të palejuara.

Ndërsa administrata e burgut të sigurisë së lartë ka veçuar në dy ambiente të ndryshme protagonistët e kësaj ngjarje.

Genc Tafili ndodhet në qelitë e zakonshme të burgut pasi për të ka një dënim të formës së prerë ndërsa vëllai i tij Admir Tafili në ambientet e paraburgimit të sigurisë së lartë.

Në burgun e sigurisë së lartë në Peqin janë pezulluar lejet shpërblyese për një periudhë të papërcaktuar, pasi pritet që hetimet e nisura nga Prokuroria të zbardhin shkeljet e kryera me lejen e dhënë Genci Tafilit.

Ndërhyrja e Prokurorisë dhe SHKBB evitoi arratisjen e dy vëllezërve famëkeq, Admir e Genc Tafilit gjithashtu dhe 2 të burgosurve të tjerë që u arratisën bashkë me dy vëllezërit nga burgu i Drenovës në nëntorin e kaluar.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × one =