Ekspertiza mjeko-ligjore jep konkluzionin për kufomën e gjetur në ashensor

KronikeKryesore
134
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4637″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Policia e Lezhës ka aritur të zbardhë ngjarjen e 24 orëve më pare, duke bërë të ditur edhe shkaqet e vdekjes së 46-vjeçares Lule Bashaj e cila u gjet në bodrumin e një pallati në nga roja i objektit. 46-vjeçarja ka rënë nga kati i 8 i pallatit tre ditë më parë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Kjo është bërë e ditur pas eskpertizës mjeko-ligjore, si dhe deklarimeve të familjarëve të viktimës. Sipas tyre Lule Basha kishte shkuar për vizitë tek motra e saj, e cila jetonte në katin e 8 të pallatit ku ndodhi ngjarja, por ajo nuk kishte takuar motrën pasi nuk e kishte gjetur në shtëpi.
Në tentativë për të zbritur me ashensor nga kati i tetë i objektit, policia ka bërë të ditur se ajo ka hapur derën e gabuar, duke hyrë në vendin ku janë të vendosur tubacionet e pallatit dhe për pasojë ka rënë poshtë në bodrum. Mosdhënia e ndihmës së shpejtë në kohë ka bërë që ajo të gjejë vdekjen e menjëhershme.
Nga ana tjetër për grupin hetimor mister mbetet fakti, se humbja e kontakteve në polici prej tre ditësh nuk është denoncuar nga familjarët e saj, të cilët në dëshminë e dhënë para bluve të Lezhës kanë deklaraur se kanë menduar se ajo ka qëndruar tek motra e saj. Por kjo e fundit, e cila është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime, ka bërë të ditur se ajo nuk ishte takuar me viktimën dhe se nuk kishte patur dijeni se ajo kishte shkuar për vizitë tek banesa e saj.
Pas ekspertizës së kryer në trupin e viktimës nuk ka rezultuar të ketë patur shenja dhune, ndërsa trupi i pajetë i gruas u tërhoq nga familjarët mbrëmjen e kaluar për tu përcjerrë për në banesën e fundit. Lule Basha ishte e martuar dhe kishte 4 fëmijë. Ajo me familjen e saj jetonte prej vitesh në fshatin Balldre, vetëm 5 km larg qytetit të Lezhës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 + 19 =