Dorëzohet në kuvend projektbuxheti i 2015-ës

EkonomiKryesore
160
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4606″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Qeveria dorëzon në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2015, duke i lënë kohën e duhur legjislativit për të diskutuar me grupet e interesit dhe publikun. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj deklaroi se, “Qytetarët meritojnë të buxhetohen në kohën dhe mënyrën e duhur. Buxheti i shtetit përfshin të gjitha shpenzimet e shtetit. Miratimi i tij brenda sesionit të vjeshtës do të thotë që ky buxhet të bëhet aktiv në fillim të muajit janar”.Pasditen e djeshme Këshilli i Ministrave miratoi projektbuxhetin për vitin 2015, duke i hapur rrugë një debati intensiv në Komisionet parlamentare.

Vetë ministri Cani do të prezantojë në Konferencën e Kryetarëve përmbajtjen e projektbuxhetit dhe të paketës fiskale, në po të njëjtën mbledhje që do të përcaktohet edhe kalendari për shqyrtimin e tij në komisionet parlamentare.

Kreu i financave, ka theksuar se qeveria ka dy objektiva, mbështetjen e zhvillimit dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike, e cila sipas tij synon shifrën 3% për vitin 2015.

Në këtë projektbuxhet parashikohet që totali i të ardhurave të jetë 412 miliardë lekë, ndërsa i shpenzimeve 472 miliardë lekë, me një deficit prej 4 % (rreth 60 miliardë lekë), të Prodhimit të Brendshëm Bruto.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven + 8 =