Qeveria firmos me BB fondin 150 mln USD për financim energjitik

Ekonomi
227
0
sample-ad

Qeveria Shqiptare dhe Banka Botërore firmosën sot marrëveshjen e fondit prej 150 milionë dollarësh, për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë në vendin tonë. Përfaqësuesja e Bankës Botërore, Ellen Goldstein, vlerësoi nismat e marra deri më tani nga ana e qeverisë, duke i cilësuar si hapa konkret të rimëkëmbjes së sektorit energjitik, që sipas saj ishte zhytur në krizë për shkak të mungesës së investimeve dhe përgjegjshmërisë.Goldstein theksoi se nisma që qeveria ka ndërmarrë së fundmi kundër abuzuesve dhe vjedhësve të energjisë, është për tu vlerësuar, pasi do të bëjë të mundur frenimin e humbjeve në rrjet që arrijnë në 55 miliardë lekë. Heqjen e fashës 300 kw, ishte kthyer në një element që gjeneronte abuzime theksoi përfaqësuesja e BB dhe deklaroi se vendi duhet të vazhdojë në rrugën e deritanishme me reforma, pasi po jep mesazhin e qartë në rajon si udhëheqës i reformave.

Ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama ka falenderuar për ndihmën BB, duke theksuar se qeveria po punon si ekip. Duke u ndalur në sektorin energjitik, kryeministri përseriti faktin se ishim përpara dy alternativave, të hiqej fasha mbrojtëse, ose të ritej çmimi. Sipas Ramës, heqja e fashës do të mjaftonte nëse i jepej fund vjedhjes.   Sipas kryeministrit ai nëse nuk do të ndërmereshin reforma të rëndësishme dhe nuk do të zgjidhej konflikti me ÇEZ, dhe të tregonte vendosmëri nga të gjthë konsumatorë në vend, BB nuk do ta bënte këtë financim të madh.

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes mes Qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore deklaroi se; “Falë masave të ndërmarra dhe zgjidhjes me mirëkuptime të marrëveshjes me CEZ u arrit që sot të firmoset marrëveshja me BB për 150 milionë dollar” u shpreh kreu i energjitikës. Ministri Gjiknuri  tha se do ketë rritje të investimeve në të gjithë sistemin dhe liberalizim të tregut energjitik për vitin 2015.

Fondi është miratuar më 29 shtator nga Bordi i drejtorëve ekzekutive të BB, për të mbështetur reformat në këtë sektor. Sipas Bankës Botërore miratimi i tij u shoqërua me një relacion rritjeje me 15-20 për qind të çmimit të energjisë, të paktën për shpërndarjen, me qëllim që OSHEE në 2016 të kthehet në një kompani me fitim.

Banka Botëre në raport thekson orientimin e tarifave drejt kostos reale si të nevojshme, ndërkohë që çmimi mesatar i energjisë elektrike për familjarët është 9.53 lekë për kilovat orë, tarifë që sipas Bankës nuk përfaqëson koston reale të sistemit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × one =