Trupi i dekompozuar e një femre gjendet në gropën e ashensorit

AktualitetKryesore
228
0
sample-ad

Trupi i dekompozuar,nga ditëqëndrimi në gropën e ashensorit, i një femre me moshë 46 vjeç është gjetur nga policia, e cila është njoftuar prej banorëve të pallatit. Ngjarja e rendë ka ndodhur në

qytetin e lezhës, ku, sipas policisë lokale trupi i pajetë i shtetases së ndjerë, Lule Jakbashaj, banore e fshatit Balldren është gjetur në gropën e ashensorit të një pallati, ku ndodhej prej javësh.

Ka qenë kutërbimi i erës së dekompozimit që i ka shpënë banorët e pallatit tek vendi ku gjendej kufoma dhe më pas të njoftojnë policinë. Burimet e Policisë kanë bërë të ditur gjithashtu,se dekompozimi i trupit të shtetases 46-vjecare tregon se vdekja e saj ka ndodhur prej javësh. Po nga Policia lokale,mësohet gjithashtu se në pallatin ku u gjet trupi i pajetë jeton një kushërirë e viktimës, e cila po merret me në pyetje.Por, në pyetje po merren edhe familjarët e viktimës,Lule Jakbashaj, për të dëshmuar rreth faktit përse nuk e kanë denoncuar zhdukjen e 46-vjeçares.

Dyshimet paraprake të policies së Lezhës janë për vrasje dhe hedhje të trupit të viktimës pasi të jetë vrarë,megjithatë do të jetë autopsia që do të ndriçojë shkaqet e vdekjes dhe nëse kemi të bëjmë me krim, me vetëvrasje apo shkaqe të tjera.Ekspertët e kqyerjes së kufomës kanë thë se në trupin e gruas nuk janë gjetur shenja dhune.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three + 9 =