Prangosen pesë punonjës të OSHEE-së në Korçë

AktualitetFlashKryesore
184
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4561″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Burime zyrtare të Policisë së Korçës kanë deklaruar se pesë punonjës të OSHEE-së kanë përfunduar nën praga. Ata kanë qenë elektricistë dhe janë arrestuar pasi kanë përpiluar procesverbale fiktive për ndërprerjen e energjisë elektrike

për biznese private në qytetin e Korçës dhe të Devollit. Për një nga të arrestuarit, gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë me burg për një afat 20-ditor, pasi ka ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike dhe ka ndryshuar numrat e tij. Të arrestuarit kanë kryer lidhje dyfishe të energjisë elektrike dhe kanë ndryshuar procesverbalet zyrtare. Ndryshe nga qytetarët e thjeshtë që dënohen deri në 3 vjet për vjedhjen e energjisë, ligji parashikon që punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes të përballen me një dënim më të ashpër që shkon deri në 5 vjet heqje lirie, nëse ata kapen duke bashkëpunuar në vjedhjen e saj. Referuar të dhenave policore mësohet deri tani për vjedhje të energjisë elektrike dhe abuzim me detyrën në qytetin e Korçes jane arrestuar gjithsej dhjetë persona ndërsa një person është shpallur në kërkim.Ndërkohë që Gjykata ka dhene masën e sigurise detyrim paraqitjeje për katër persona të arrestuar, tre prej te cileve pronare te subjekteve private.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 + 18 =