KESH i zhytur në borxhe tek bankat dhe qeveria

AktualitetEkonomiFlashKryesore
341
0
sample-ad

Kriza financiare e Koorporatës Elektroenergjetike shqiptare(KESH) po bëhet më e thellë për shkak të huave të marra vite më parë nga bankat dhe Ministria e Financave, që në fund të vitit 2014 krijuan një borxh prej rreth 270 mln euro.

Në 2011 huaja nga bankat ishte vetëm 144 milionë euro dhe aktualisht ky borxh është dyfishuar. Rritja më e shpejt e  këtij borxhi u vu re në 2013. Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri thotë se huaja u përdor për të kompensuar çmimin e heceve private, dhe blerjen e  energjisë nga importi. Kjo gropë, sipas  Gjiknurit do të reflektohet edhe ne kërkesën që KESH do të bëjë për rritjen e çmimit. “Ka një kosto të rritur nga KESH për shkak të ngarkesave të ardhura nga overdraftet dhe borxhet të marra nga viti 2012, 2013 për import energjie. Por janë disa elementë që do të shihen kur të bëhen publike. Sa është kjo rritje? Thashë kur të dërgohet dokumenti do të keni informacionin. Një gjë e kemi thënë, overdraftet dhe hecet private, blerja më e shtrenjtë dhe shitja më e lirë për arsye se çmimi u fiksua për interes të kompanisë CEZ, që në 2011 ka çuar kompaninë në faliment”, u shpreh Gjiknuri. Kjo krizë e KESH ka krijuar një efekt zinxhir dhe të dy operatorët e tjerë, ai i Transmetimit dhe Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Për pasojë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka kërkuar rritje të çmimit, ndërsa ai i Transmetimit ka kërkuar tashmë një rritje prej 10 %, duke çuar çmimin e transmetimit nga 0.65 në 0.71 lekë për kilovat. Qeveria ka paralajmëruar tashmë një çmim të ri për energjinë elektrike që do të jetë një mesatare e dy çmimeve aktuale, prej 7.7 dhe 13.5 lekë. Ministri i Energjisë thotë se kategoritë që preken nga heqja e fashës mbrojtëse, do të subvencionohen përmes rritjes së pagesave për çdo kategori. “50 për qind e energjisë merret nga importi, pjesa tjetër nga kaskada, por qeveria do të bëjë kujdes që barra të mos bjerë te popullata, subvencion për pensionistët. Kjo do të bëhet duke rritur pagesat sipas kategorive, në mënyrë që çdo lloj ristrukturimi të mos ndjehet në buxhetet e tyre”, shtoi ministri Gjiknuri. Çmimi përfundimtar që do të aplikohet në janar të 2015-s do të vendoset nga ERE në muajin dhjetor, pas vlerësimit të kërkesave të bëra nga tre operatorët, atij të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes. / TCH/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

ten + seventeen =