Presidenti turk Taip Rexhep Erdogan, si Sulltan Sulejmani

Foto lajmeKryesore
958
0
sample-ad

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përuroi pallatin e ri presidencial në periferi të Ankarasë, projekt i cili është denoncuar si plagë për mjedisin dhe një dëshmi për tendencën e tij autokratike.
Erdogan planifikoi një ceremoni në pallatin e ri, me shumë të ftuar në Ditën e Republikës e cila shënonte përvjetorin e themelimit të Turqisë moderne në vitin 1923, nga rrënojat e Perandorisë Osmane. Kompleksi, i ndërtuar në rajonin Bestepe (Pesë Kodrat), u bë i njohur si Ak Saray- Pallati i Bardhë. Projekti i madh ka bërë bashkë traditën dhe modernen e dinastisë mesjetare të Seljukëve.

Ishte ish presidenti i Rumanisë, Nicolae Ceausescu i cili u ekzekutuva më 1989 i cili kishte ndërtuar një ndër pallatet më të mëdha presidenciale. Një pothuajse të tillë e kishte ndërtuar edhe Kim Jon Un i Koresë së Veriut ndërsa këtyre dyve iu bashkua edhe Erdogan i cili ndërtoi pallatin 1 mijë dhomëshe në vlerë prej 500 milion dollarë amerikan. Ai është pesë herë më i madh se Shtëpia e Bardhë e SHBA-ve. “Ndalomëni nëse guxoni. Askush nuk mund të më pengoj për ta ndërtuar këtë pallat. Do ta hap dhe do të jetoj në të”, kishte thënë ai më 5 mars 2014.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen + six =