Vjedhja e energjisë, policia 17 në pranga, 7 në kërkim, 286 lidhje të paligjshme

AktualitetKryesore
250
0
sample-ad

Policia e Shtetit bashkë me OSHEE ne aksionin e sotëm kundër vjedhësve të energjisë bëri të ditur, gjatë një konference për media, se në të gjithë vendin ka vijuar zbatimin në terren të masave për ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike, duke identifikuar dhe vënë para drejtësisë autorët e lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike. Sipas Policisë, është marrë masa e arrestit në flagrancë ndaj 17 personave, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe janë shpallur në kërkim 7 persona. Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë dy faturistë dhe një elektricist, punonjës të OSHEE, dhe OSHEE është mbështetur në 811 raste gjatë ditës së sotme. Janë ndërprerë 286 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonetëve debitorë. Ndërkoh nga të arrestuarit 12 prej tyre janë pronarë biznesesh.

Sipas qarqeve rezultatet paraqiten si më poshtë:
* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë arrestuar në flagrancë 9 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës është arrestuar 1 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.

* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan është arrestuar 1 person dhe është shpallur në kërkim 1 person

* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë arrestuar 2 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.

* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë arrestuar 2 persona.

* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër është arrestuar 1 person.

* Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës është arrestuar 1 person.

Vijon kryerja e veprimeve procedurale për rastet e tjera të konstatuara nga strukturat e policisë.
Policia e Shtetit do të vijojë edhe në ditët e ardhshme të zbatojë me vendosmëri masat e marra në kuadër të këtij operacioni të rëndësishëm për vendin, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 1 =