Spiropali: Kontrata e “ Rapiscan” e pazbatueshme, biznesi kishte ankesa

Kryesore
191
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4362″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Pas anullimit të marrëveshjes së koncesionit të skanimit me kompaninë “Rapiscan”, e kontraktuar në kohën e qeverisë Berisha, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali, e cila ka sqaruar vendimin e marrë. Sipas drejtoreshës kontrata me “Rapiscan” nuk ishte e zbatueshme dhe ankesat e biznesit për koston e lartë ishin të mëdha. “Qeveira ishte në një proces negociatash me të dhe kontrata ishte e pazbatueshme”.Përsa i përket arbitrazhit Spiropali shpjegoi se Avokati i Shtetit është institucioni i cili po merret me procedurat për mbrojtjen e shtetit shqiptar. Drejtoresha e Përgjithshme deklaroi se “Nuk jam unë autoriteti kompetent për të folur për këtë çështje. Çështja po ndiqet nga Avokati i Shtetit, por mund të them se ka një problem shumë të madh me mënyrën si janë dhënë koncesionet dhe kontratat që janë lidhur”[/vc_column_text][vc_single_image image=”4364″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Ndërkohë në lidhje me të ardhmen e skanimit në dogana Spiropali ka shpjeguar se nuk është një vendim që i përket por la të hapur mundësinë që ky shërbim ti mbetet shtetit. “Dogana nuk është autoriteti vendimarrës për këtë cështje por në shumë vende të botës skanimi është një kompentencë shtetërore dhe nuk ka pse ti jepet një kompanie të huaj që rëndon biznesin”
Kompania amerikane “Rapiscan”, për skanimin e mallrave në doganë, i është drejtuar arbitrazhit ndërkombëtar me pretendimin e prishjes së kontratës në mënyrë të njëanshme nga qeveria shqiptare dhe ka kërkuar dëmshpërblim në shumën 359 milionë dollarë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 5 =