Si mund të keni një "make-up" profesional me kushte shtëpie

Tendence
273
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4274″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Është mëse e vërtetë që “make-up”-i është pjesë profesionale e salloneve të ektetikës, por ka edhe procese që mund të ndërmerren në mënyrë individuale dhe të realizohen në kushte shtëpie. Ja disa prej tyre:

1-Fshehja e qeskave poshtë syve
Shumica prej nesh e kanë zakon të aplikojnë një shtresë korrektori në të gjithë zonën e syve, por ky truk edhe pse fsheh qeskat, ju evidenton rrudhat. Është më mirë t’i evidentoni qeskat e syve dhe më pas të aplikoni një hije më të errët në pjesën e fryrë.

2- Përdorni drejt shkëlqyesin e syve
Ka shumë gra që e përdorin shkëlqyesin e syve, por e përdorin të fundit. Përdorni tonin me shkëlqim në fillim, pastaj kaloni drejt hijeve të errëta në mënyrë që të krijoni maksimumin e dritë -hijes, çka do ta bëjë të duket i përkryer syrin tuaj.[/vc_column_text][vc_single_image image=”4275″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]3- Merrni maksimumin nga maskara juaj
Maskara tenton të thahet për shkak të përdorimit të shpeshtë . Maskara duhet të jetë një investim i mirë, kështu që shtojini asaj dy pika Visine (lot artificialë ) ose çdo lloj tjetër pastruesi për sytë dhe tundeni furçën brënda.

4- Zmadhoni në mënyrë shumë të thjeshtë sytë tuaj
Është e natyrshme që të përdorni ngjyrën e bardhë për të zmadhuar një pjesë të fytyrës suaj dhe makeup-in e errët për të zvogëluar. Kur bëhet fjalë për sytë tuaj, thjesht nënvizoni me një laps të bardhë vijën e syrit në pjesën e poshtme në vënd të ngjyrës së zezë që përdorni zakonisht.

5- Çfarë është “vija e ngushtë ”?
Një mënyrë për të vijëzuar pjesën e sipërme të qepallës midis qërpikëve. Kjo është një mënyrë për të treguar që nuk keni vendosur shumë grim, por keni vendosur një ngjyrë dhe keni definuar sytë tuaj. Gjatë ditës mund të përdorni ngjyra më natyrore se e zeza.[/vc_column_text][vc_single_image image=”4276″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]6- Sekreti i qërpikëve të valëzuar
Merrni maksimumin e dredhëzës tuaj të qërpikëve duke e aplikuar atë që në rrënjë të qërpikëve dhe pastaj hiqeni dredhësen me kujdes në pozicion të kundërt. Kjo krijon valëzim të dyfishtë që zgjat më shumë .

7- Krijoni një lift sysh
Gjithçka që ju duhet është një laps sysh rozë .Vizatoni me të gjithë pjesën e kockës poshtë vetullës për të krijuar idenë e një harku të lartë dhe pastaj, përziejeni, derisa të bëhet i padallueshëm.
8- Parandaloni fshirjen e lapsit
Aplikoni një shtresë pudre pluhur(preferohet pudër translucente), pikërisht poshtë vijës së lapsit për të krijuar një barrierë të padukshme e cila do ta mbajë lapsin në vënd.

9- Krijoni buzë 3D
Këtë efekt mund ta krijoni duke vendosur pak shkëlqyes në mes të buzës së poshtme. Pastaj provoni të përdorni pak blush rozë ose një ton sysh. Duket shumë bukur.

10- Të mbuloni siç duhet puçrrat
Nëse një puçërr ju shfaqet papritur, mënyra më e mirë për ta mbuluar është përdorimi i korrektorit. Por mos e bëni në të njëjtën mënyrë që e keni bërë deri tani. Vendosni pak korrektor në majën e furçës së një peneli dhe thjesht vendoseni mbi puçërr, mos e shpërndani me gisht.[/vc_column_text][vc_single_image image=”4277″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen − seven =