Prokurorja britanike si Xhulian Asanzh i wikileaks,nxjerrë të palarat e EULEX-it

AktualitetKryesore
195
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4536″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Vetëm një hetim i jashtëm mund ta rikthejë besimin në EULEX. Kështu thotë prokurorja britanike, Maria Bamieh, e misionit që prej vitesh është instaluar në Kosovë për të vendosur autoritetin e ligjit dhe drejtësinë,

për rrjetin informative “EUobserver”.

Bamieh i ka thënë këtij mediumi se misioni i BE-së për ligjin ka mbyllur sytë ndaj drejtësisë për një rast të një vrasjeje të trefishtë, ka dështuar në mbrojtjen e dëshmitarëve dhe ka gënjyer mediat.

Duke dashur ta ilustrojë këtë Bamieh tregon se dy burra kosovarë – që janë në burg për një shpërthim të ndodhur në vitin 2007 dhe për vrasjen e tre personave të tjerë gjatë po të njëjtit vitë, u shpallën fajtorë për vrasje të trefishtë me dëshmi që “asnjëherë s’do të pranoheshin në një gjykatë britanike”.

Ata tre janë pajtuar që t’i japin misionit të EULEX-it informata mbi mafian e Kosovës në këmbim të premtimeve se EULEX-i do të ri-ekzaminonte rastin e vrasjes së trefishtë dhe do të garantonte sigurinë e tyre në të ardhmen. Por, thotë Bamieh: asnjë premtim nuk u mbajt.

“Ata po jepnin gjithçka nga vetja, po i tregonin policisë së EULEX-it gjithçka ka ndodhur në Kosovë… Tani ata po thonë: “Kur të shkojë EULEX-i (mandati i tij përfundon më 2016), të gjithë do ta dinë se ne kemi folur dhe do të vritemi’ dhe EULEX-i nuk është duke bërë asgjë për ta. Nuk ka mbrojtje afatgjatë për këta individë”.

Duke i’u referuar shkrimeve të gazetës “Kohës Ditore”,që me artikujt e njëpasnjeshëm e ka ndjekur në dinamik skandalin,prokurorja angleze e EULEX-it, sakaq e pezulluar, shton: “Nuk e di a e kam prekur majën e një ajsbergu apo jo, nëse korrupsioni në EULEX është edhe më i thellë… Mund të flas vetëm për ato që kam zbuluar”.

“Ky vend është i korruptuar. Kudo që shikoni nëpër Kosovë ka korrupsion. Nëse sillni zyrtarë të lartë në EULEX nga vende të varfra, apo nga vende që kanë korrupsion gjithëpërfshirës, gjasat janë të mëdha që të përfundojnë duke bashkëpunuar me lokalët”.

“Nuk po them se të gjithë italianët, grekët apo rumunët janë të këqij, por njerëzit në EULEX që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës ndoshta nuk janë edhe aq dyshues”, thotë ajo.Por Bamieh ka akuzuar EULEX-in edhe për fshirjen e E-maileve të ndërlidhur me ankesat e saja kundër prokurores Jaroslava Novotnas më 2012 në tentim për të “varrosur” çdo hetim.

“E gjitha është gënjeshtër është duke u hetuar Florit por jo edhe Novotna”, ka thënë Bamieh, duke iu referuar një deklarate të BE-së.

“Është një shaka e vërtetë. Mendoj se duhet të ketë një hetim të pavarur dhe këtë e kam thënë që nga dita e parë”.

“Si mund t’i besojë EULEX-it populli i Kosovës kur ata vazhdojnë të gënjejnë? Çfarë shpresash ka që SITF të jetë në gjendje t’i mbrojë dëshmitarët nëse nuk ndryshon EULEX-i?”.

Prokurorja britanike thotë se Fernando Gentilini duhet të mbahet përgjegjës për gjithë kaosin e shkaktuar.

“E emëroj atë sepse, në fund të fundit, EULEX-i udhëhiqet nga EEAS (shërbimi i jashtëm i BE-së). Por ata gjithmonë provojnë ta hedhin topin diku tjetër… duke thënë: ‘Nuk na takon neve. I takon Këshillit të BE-së’. Këshilli thotë: ‘Nuk na takon neve. I takon EEAS’. Askush s’e merr përgjegjësinë. EEAS duhet të ketë njëfarë lloj mekanizmi të transparencës dhe llogaridhënie për misionet e saja”.

Por, nuk është vetëm Bamieh që po kërkon mbikëqyrje të jashtme.

Ulrike Lunacek, deputete austriake, ka thënë të premten se EULEX-i “duhet të hetohet në thelb nga një organ i jashtëm dhe i pavarur”, që mund të çojë në “rikonfigurim dhe ridefinim të mundshëm të mandatit të të gjithë misionit”.

Elmar Brok, deputet gjerman që kryeson komitetin e punëve të jashtme të Parlamentit Evropian, ka vënë skandalin e EULEX-it në agjendën e seancës së ardhshme, më 3 nëntor.

“Duhet të dëgjojmë nga përgjegjësit dhe të vendosim se si të veprojmë më tutje”, ka thënë ai.

Edhe Doris Pack, politikane gjermane, ka kërkuar auditim të EULEX-it.

Por, shtetet e BE-së po hezitojnë të lejojnë të jashtmit të shohin në prapaskenë.

EUobserver ka mësuar se ambasada britanike në Prishtinë ka kërkuar nga Bamieh të mos flet para mediave.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme gjermane ka thënë se Berlini është “për një sqarim të vendosur dhe gjithëpërfshirës mbi faktet e ndërlidhura me pretendimet”.

Nga ana e tij, Joao Sousa, zëdhënës i SITF, ka hedhur poshtë deklarimet e Bamieh se puna e dobët e EULEX-it mund ta dëmtojë punën e SIRF-së.

Në ndërkohë, Bamieh është e detyruar të qëndrojë në Prishtinë për t’ju përgjigjur pyetjeve në lidhje me hetimet në EULEX, të nisura të premten, rreth asaj nëse ajo është burimi i dokumenteve të publikuara në “Koha Ditore”.

Ajo është e detyruar të qëndrojë, që vazhdimisht përcillet nga sigurimi i EULEX-it, pavarësisht kërcënimeve të pranuara me vdekje nga nëntoka e Kosovës. Edhe ajo e edhe kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami, mohojnë që Bamieh të jetë burimi i rrjedhjes së dokumenteve. Koha.net.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × 2 =