Premier Ligë: Fitojnë Chelsea dhe Arsenal, humbet Liverpul

Sport
213
0
sample-ad

Sot janë luajtur shtatë takimet e javës së dhjetë të kampionatit Anglez, ku skuadra pretendente si Arsenali dhe Chelsea kanë arritur të marrin fitore, ndërsa Liverpul ka humbur. Arsenali fitoi kundër ekipit modest të Burnley me rezultatin 3-0, Chelsea fitoi kundër Queens Park Rangers 2-1 dhe Liverpuli humbi në transfertë kundër Newcastle me rerzultatin e ngushtë, 1-0.

Me humbjen e sotme Liverpuli i largohet edhe më shumë zonës së Ligës së Kampioneve dhe vendit të parë, që aktualisht mbahet nga Chelsea. Duhet të përmendim edhe skuadrën surprizë të këtij viti, Southampton, e cila ndodhet në vendin e dytë të renditjes me katër pikë më pak se vendi i parë.

Ja rezultatet e shtatë ndeshjeve të sotme.

Newcastle Utd  1 – 0       Liverpool

Arsenal                3 – 0         Burnley

Chelsea                               2 – 1         QPR

Everton                               0 – 0         Swansea

Hull City                0 – 1        Southampton

Leicester              0 – 1        West Brom

Stoke City            2 – 2        West Ham

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 − 10 =