Përdorimi i limonit ndihmon në kozmetikë

Shendeti
298
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4253″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Limoni është një aleat i vlefshëm i bukurisë, karakterizuar nga vlera të panumërta. Po ju sugjerojmë disa përdorime të limonit në kozmetik që fal kalciumit, Vitaminës C, magnezit dhe potasit mund të përmirësojë lëkuren, flokët dhe thonjtë.
1. Ndihmon kundër akneve dhe pikave të zeza
Së bashku me maskën e argjilës limoni është një ndër produktet më efikase për problemet e lëkurës me yndyre fal vetive antiseptike dhe anti inflamatore. Prisni një limon në gjysmë dhe kalojeni në fytyrë për një pastrim të menjëhershëm, më pas shpëlajeni.
2. Zbardhë dhëmbët
Një buzëqeshje e bardhë dhe shkëlqyese mund të fitohet duke përdorur sodën e bukës dhe limonin. Përzieni të dy përbërësit dhe me furçën e dhëmbëve fërkoni dhëmbët, mos e lini më shumë se një minutë dhe dhëmbët tuaja do të bëhen më të bardhë.
3. Redukton njollat e lëkurës
Lëngu i limonit është një ndër mënyrat për të eliminuar njollat e lëkurës në fytyrë. Acidi citrik ndihmon për të lëmuar lëkurën dhe për ta bërë atë uniformë në mënyrë graduale. Bëni kujdes, mos e përdorni lëngun e limonit në pjesë të vrara apo në dëmtime të mundshme.
4. I jep shkëlqim flokëve
Bëjini flokët tuaja të shkëlqejnë duke shtuar një herë në javë lëngun e limonit tek balsami që përdorni zakonisht pas shampos. Ngjyra do të rezultojë më e shkëlqyeshme dhe flokët më të shëndetshëm.
5. Përmirësoni problemin me zbokthin
Përdorni lëngun e limonit dhe vajin e ullirit për të përmirësuar dukshëm problemet tuaja me zbokthin.
6. Forconi thonjtë
Lëngu i limoni dhe vaj ulliri nëse përzien të dy përbërësit së bashku janë në gjëndje të evitojnë zverdhjen e thonjve dhe i forcojnë ato të barabartë me shumë produkte të disponueshme në treg.
7. Zbutni buzët e thara
Limoni është në gjëndje të kurojë shtresat sipërfaqësore të epidermës. Atëherë, përse të mos e përdorni kundër buzëve të thara dhe në këtë mënyrë eliminoni lëkurat e tepërta. Provoni të vini lëng limoni mbi buzë në mbrëmje, në mëngjes dhe do të keni buzë më të buta.
8. I nevojshëm për larjen e fytyrës dhe trupit
Krijoni qumështin tuaj larës për trupin dhe fytyrën me lëngun e limonit, me vlera të shumta anti bakteriale, vaj bajame shumë i ushqyeshëm dhe vaj esencial livandoje. Hidratimi dhe pastërtia do ti keni vetëm një produkt të thjeshtë të bërë nga vet ju me bazë limoni.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − 2 =