Kryeministria denoncoi trafikun e grupit “Roki”

AktualitetKronikeKryesore
225
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4330″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Koka e organizatës së diplomave falco është një grua 54-vjeçare e njohur si “Roki”, me emrin Afete Koka. Gruaja me pseudonimin “Roki” ishte presoni që gjente klientët të cilët ishin të interesuar për diploma. Më pas bashkëpunëtorët Gramoz Shehu dhe Arbër Pelo, siguronin diplomat në qytetin e Fierit. Në shkollën e mesme me kohë të pjesshme, diplomat i lëshonte drejtori Andrea Haxha dhe sekretarja Aleksia Troka. Të 5 të ndaluarit, akuzohen për disa vepra penale.

Por ajo që dha alarmin ose me sakt, e cila bëri dhe denoncimet e para ishte Kryeministria dhe konkretisht drejtoria e Antikorrupsionit, kishte denoncuar në polici se, në disa drejtori arsimore të vendit për 1800 euro po lëshoheshin diploma false të shkollave të mesme. Ka qenë pikërisht kjo indicie që ka nisur hetimit në datën 20 mars 2014, që ka çuar në pranga 5 persona, mes tyre dhe drejtorin dhe sekretarin e një gjimnazi në Fier. Policia deklaroi se, ajo ka ekzekutuar urdhër-arrestet e firmosura nga Prokuroria e Tiranës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × one =