Kitarë inteligjente

Shkenceknologji
325
0
sample-ad

Falë zvillimit të teknologjisë, ekzistojnë disa mjete që mund të ndihmojnë njerëzit të luajnë instrumente të ndryshme muzikore. Për dikë që nuk është muzikant, të mësuarit e rënies së një instrumenti muzikor mund të jetë një sfidë shumë e vështirë apo edhe e pamundur.

Ekzistojnë edhe disa video në YouTube të cilat japin udhëzime se si të ushtroheni t’i bini një instrumenti muzikor. Nëse edhe këto video në YouTube nuk mjaftojnë sa për të mësuar të luani një instrument muzikor, atëherë sistemi Easy Guitar me siguri që do të funksionojë. Sistemi Easy Guitar funksionon në një mënyrë shumë unike. Ju duhet vetëm një kitarë akustike që ka një port USB-je dhe drita LED që janë të vendosura tek tastet e kitares. Kitaren duhet ta lidhni me kompjuterin, kërkoni në Google për sistemin Easy Guitar dhe do t’ju shfaqen menjëherë këngë të ndryshme. Kur të klikoni tek kënga do të shfaqen udhëzime të ndryshme se si të mësoni t’i bini kitarës. Ju mund të klikoni dhe të praktikoni secilën pjesë të këngës me ndihmën e dritave virtuale

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − 14 =