Historia e shqiptarit që shkoi për pushime në Itali dhe përfundoi në burg

AktualitetKryesore
204
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4527″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Shtetasi Luan Tabaku, 47 vjeç,me profesionin sipërmarrës, pesëmbëdhjetë vite pas largimit nga Italia u rikthye në këtë shtet, por jo si emigrant, por si turistë, për të kaluar pushimet, pa e imagjinuar aspak se do të gjente belanë. Sapo shkeli tokën e vendit fqinjë 47 vjeçari Tabaku u arrestua nga policia kufitare dhe u transferua në burgun e Leçes,pas një urdhër-arresti për të cilin as që kishte dijeni se ekzistonte. Pushimet e planifikuara i kaloi duke qendruar dy muaj në paraburgim nëpër burgjet e Barit,Borgos e San Nicolas.

Në fakt, histori e çuditshme fillon në vitin 1999, kur 47-vjeçari Tabaku ishte me pushime në Milano dhe u takua me një vajzë nga Ukraina. Pas përfundimit të marrëdhënies mes tyre, ajo e denoncoi atë duke pretenduar se ai e kishte joshur në Itali me premtimin e një pune dhe ajo ishte përdhunuar dhe pastaj detyruar për prostitucion. Pas deklarimeve të viktimës, Tabaku nisi të hetohej nga prokurorët në Milano, raportoi Shekulli.

I habitur për këtë epilog të marrëdhënieve të tij të vjetra, ai cakton një avokat por largohet nga Italia për arsye familjare, para gjyqit. Në prill 2002 dënohet në gjykatën e shkallës së parë, gjykimi nuk kontestohet dhe merr formë të prerë.

Ai nuk u informua aspak për këtë vendim, deri në momentin e mbërritjes në Itali pas 15-vjetësh dhe arrestimit nga autoritetet italiane. Që nga burgu 47-vjeçari emëron një avokat i ri, avokatin Fabio Schino i cili ka ngritur çështjen për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit për pavlefshmëri të njoftimit, për të kërkuar lirimin. Tabaku tani është duke pritur për mundësinë e të qenit një subjekt i një gjyqi të ri, ku ai të mund të mbrojë veten kundër akuzave të bëra.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eight − one =