Gjobitet ministri i ekonomisë, i hiqet leja e qarkullimit shoferit të deputetetes Kryemadhi

AktualitetKryesore
271
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4313″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Tre mijë lekë ka qenë gjoba që efektivë të Policisë Rrugore i kanë vendosur ministrit në detyrë, Arben Ahmeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas shpjegimeve të dhëna nga policia Ahmeti është gjobitur për mosparkim të makinës së vet në vend të lejueshëm, pra për “parkim të gabuar”, sikurse ka sqaruar Policia,

të cilës i është rerferuar“GSH”. Por gjoba, për po të tillë motivi, pra shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kanë marrë edhe deputeti i LSI-së, Robert Bitri si edhe ai i Partisë Ddemokratike, Mhill Fufi. Policia Rrugore ka ndëshkuar edhe shoferin e deputetes, Monika Kryemadhi, të cilit i është hequr leja e drejtimit, pasi ka kaluar semaforin kur ende ndezur ishtë drita e kuqe.

Edhe Bujar Pasholli, ish-nëndrejtori i parkut të Ministrisë së Brendshme është kapur teksa ka kaluar me semafor të kuq me makinën e bashkëshortes së deputetit Flamur Noka. Por,ndëshkimeve nuk u kanë shpëtuar as gjyqtarët e prokurorët. Kështu, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Metush Saraçi është ndaluar javën e kaluar nga forcat e policisë pasi ka kaluar rrugën me semafor të kuq dhe kjo i ka kushtuar atij heqjen e lejes së drejtimit.

Edhe për prokurorin Zeqir Hoda, është marrë masë ndëshkuese, pasi makina më të cilën udhëtonte ai ka qenë me xhama të riveshur, ndërsa gjyqtarit Sokol Shehu i është hequr leja e drejtimit për lëvizje në krah të kundërt.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × one =