Dështon tentativa e arratisjes nga burgu i Peqinit

AktualitetKronikeKryesore
204
0
sample-ad

Pas arratisjes nga buru i Drenovës 1 vit më parë, katër të burgosurit e sigurisë lartë janë parandaluar të arratisen nga burgu i Peqinit. Të transferuar në burgun e Pelqinit, pas arratisjes së parë, vëllezërit Admir dhe Genc Tafili, të shoqëruar nga Fran Marashi dhe Gëzim Guri kanë dashur t’ja mbathin sërish, por nuk i’a kanë dalë. Ndërkaq, burimet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin bëhjnë me dije se janë arrestuar pesë punonjës të burgut dhe një person tjetër, ndërsa hetimet për të zbardhur skemën e arratisjes vijojnë.
Një ndërhyrje e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka parandaluar një arratisje spektakolare nga burgu i Peqinit të disa të burgosurve të dënuar për vepra të rënda penale. Ata që kanë synuar arratisjen janë po të njëjtët persona që u arratisën për disa ditë nga burgu i Drenovës, në nëntor 2013. Vëllezërit Admir dhe Genc Tafili, si edhe Fran Marashi dhe Gëzim Guri kanë planifikuar të arratisen, duke bashkëpunuar me persona jashtë dhe brenda burgut.

Pas hetimeve, ditën e Shtunë, janë arrestuar 5 punonjës të burgut të Peqinit dhe një shtetas nga Shkodra, të akuzuar se, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, kanë krijuar kushtet që të dënuarit të tentonin arratisjen nga burgu. Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Elbasanit ka paraqitur kërkesën për masë sigurie “arrest me burg” për 5 zyrtarët e burgut dhe një shtetas tjetër, të cilët akuzohen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumentave”, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga nenet 323, 248, 186 dhe 245/1 të Kodit Penale. Kërkesa e Prokurorisë është pranuar nga gjykata dh gjatë ditës së shtunë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për shtetasit:

Avni Biça, dtl. 1984, me detyrë punonjës i policisë së IEVP (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale) Peqin.
Gëzim Beheluli, dtl. 1966, me detyrë punonjës i policisë së IEVP Peqin.
Bilbil Ymeri, dtl. 1981, me detyrë punonjës i policisë së IEVP Peqin.
Abedin Hitaj, dtl. 1955, me detyrë përgjegjës i sektorit të sigurisë së IEVP Peqin.
Petrit Marnoj, dtl. 1983, me detyrë përgjegjës i sektorit ligjor së IEVP Peqin.

Ndërsa forcat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për arrestimin e shtetasit Jetmir Guzi, i datëlindjes 1981, i cili dyshohet se është personi kryesor që i ndihmonte nga jashtë të dënuarit për të vënë në zbatim planin e arratisjes. Prokuroria e Elbasanit po vijon hetimin për përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven − one =