Daçiç: Shqipëria ka bllokuar Sërbin në progamin e NATO-s

AktualitetKryesorePolitike
239
0
sample-ad

“Programi i vizitës ende nuk është përcaktuar, dhe ka propozime nga ana shqiptare që ende nuk janë pranuar. Ka bisedime mes Kabineteve të kryeministrave, të ndihmuar nga Ministria serbe e Punëve të Jashtme”, deklaroi shefi i diplomacisë sërbe në një konferenc për media. Sipas mediave Sërbe një nga pikat e diskutimeve është vizita në Edi Ramës në Preshevë.

Ai deklaroi se shpresonte që vizita e Kryeministrit të Shqipërisë, e planifikuar fillimisht në 22 tetor, dhe pastaj u shtyh në 10 nëntor, do të thotë se objektivi kryesor i kësaj vizite do të jetë normalizimi i marrëdhënieve dhe përmirësimin e tyre të mëtejshëm, pavarësisht çështjes së fundit, me incidentin e ndeshjes Serbi-Shqipëri. “Për ne ishte e lehtë të anullonim vizitën e Ramës, por qëllimi i kësaj qeverie është për të zgjidhur çështjen”, tha Daçiç raporton Beta.

Por shef i diplomacis Sërbe ka treguar se Shqipëria ka penguar si anëtare e NATO’s një marrëveshje ndërmjet Aleancës Veriatlantike dhe Beogradit. Sipas tij, Shqipëria ka qenë kundër vendosjes së marrëdhënies individuale ndërmjet NATO’s dhe Serbisë dhe se marrëveshja për këtë nuk është arritur. Dacic ka thënë se SHBA’të dhe vendet tjera anëtare të NATO’s kanë dënuar këtë vendim të Tiranës.

Dacic ka paralajmëruar vizita në disa vende si ministër i jashtëm i Serbisë ndërkohë që ka thënë se Serbia vëmendje të veçantë do t’i kushtojë shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ndërkohë që ka paralajmëruar përgatitjet që Serbia do të bëjë si kryesuese e OSBE’së nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − four =