Bayern fundos Dortmundin

Sport
190
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4481″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Është mbydhur ndeshja më e rëndësishme e kampionatit gjerman, Bayern Munich kundër Borussia Dortmund, me rezultatin 2-1 në favor të bavarezëve. Ndeshja ka qenë shumë emocionuese ku në shumicën e kohës skuadra mike e Dortmund ka qenë më e rrezikshme dhe më e shpejtë në aksione por pa arritur ti përfundonte me gol.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me avantazhin e skuadrës së Dortmund, 1-0, ku golin e vetëm të 45 minutëshit të parë e shënoi ylli i ekipit, Marco Reus në minutën e 31-të. Të dyja skuadrat zhvilluan një lojë shumë emocionuese dhe të shpejtë, por duhet të theksojmë se skuadra bavareze shpërdoroi shumë raste shënimi.

Ndërkohë, pjesa e dytë e takimit ishte pak më ndryshe, intensiteti i takimit filloi të rritej dhe tashmë frenat e lojës duket sikur kalojnë në duart e bavarezëve. Vendasit krijojnë shumë raste shënimi por lojtarët e tyre shpërdorojnë shumë raste të pastëra. Duhej të vinte minuta e 72-të e takimit që ndeshja të barazpeshohej nga ish-lojtari i ekipit të Dortmundit, Robert Lewandowski. Pas këtij episodi Bayerni bëhet përherë e më i rrezikshëm duke krijuar raste të shumta.

Në minutën e 85-të të takimit lojtari i Dortmundit, Subotiç, tërheq francezin Ribery nga krahu brenda zonës dhe arbitri tregon me shenjë nga pika e bardhë, ku hollandezi Robben është i pagabueshëm, 2-1 për Bayernin.

Aktualisht gjendja në renditjen e kampionatit Gjerman për skuadrën e teknikut gjerman, Jurgen Klopp, është shumë kritike, pasi gjenden në tre vendet e fundit tëtabelës dhe rrezikojnë rënien nga kategoria. Ndërsa skuadra bavareze gjendet e vetme në krye të renditjes me 24 pikë. Dortmundi ndodhet në vendin e 16 të renditjes me vetëm 7 pikë.

Ja dhe rezultatet e ndeshjeve të sotme të Bundesligës Gjermane.

Hamburger SV   1 – 0        Bayer Leverkusen

Hannover            1 – 0        Eintracht Frankfurt

Mainz                   1 – 2          Werder Bremen

VfB Stuttgart      0 – 4        Wolfsburg

Bayern Munich  2 – 1        Dortmund[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × four =