Anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së, të hënën nis zgjedhja

AktualitetKryesore
213
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4388″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Ditën e hënë Komisioni Parlamentar i Medias pritet të nisë procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Pas zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Autoritetit të Medias Audiovizive javen e kaluar nga Kuvendi, në seancën e ardhshme pritet dhe zgjedhja e kreut të këtij institucioni, tashmë pritet çelja e procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të bordit drejtues të RTSH-së.

RTSH-së, enti kryesor publik mediatik në vend, prej 3 vjetësh po funksionon me një këshill të vjetër drejtues, të cilit i ka përfunduar mandati, po ashtu edhe kryetarit të tij. E njëjta situatë është edhe për drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, i cili prej më shumë se një viti ka dhënë dorëheqjen.

Ligji “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar në Kuvend në mars të këtij viti, përcakton funksionimin e KD-së së RTSH-së. Këshilli përbëhet nga kryetari dhe nga 10 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.

Anëtari i njëmbëdhjetë, njëkohësisht kryetar i KD-së, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit. Në këte post drejtues zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së zgjidhet me votim të fshehtë nga KD për një periudhë 5-vjeçare ndërmjet jo më pak se 2 kandidaturave. Përzgjedhja e kandidaturave bëhet nga Këshilli.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 + fifteen =