66 miliardë lekë investime kapitale në 2015

Ekonomi
201
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4391″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Në buxhetin e vitit 2015 qeveria planifikoi rreth 66 miliardë lekë investime kapitale, pjesa më e madhe e të cilave do të shkojë në infrastrukturë. Në draftin e dorëzuar nga qeveria parashikohet që 65.8 miliardë lekë, ose 4.4 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto, të shkojnë për shpenzimet kapitale, për financim të brendëshme janë parashikuar 27.5 miliardë lekë dhe për financimin e huaj llogariten rreth 37.3 miliardë lekë.

Ndërkohë fushat e tjera ku do të fokusohen investimet janë arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura.  Në vitin 2015, nga ana e qeverisë është parashikuar dhe ndërtimi i “By Pass”-it të Fierit dhe Vlorës, ndërtimi i rrugës Levan- Tepelenë, rehabilitimi i rrugës Llogora – Sarandë e Qafë Thanë – Pogradec. Sektori i energjitikës është ai që do të zërë një peshë të rëndësishme në këtë buxhet.

Gjithashtu, për vitin që vjen planifikohet që 150 milion dollarë do të shkojnë për të investuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Arsimi do të marrë rreth 500 milion lekë më shumë dhe prioritare do të jetë ndërtimi i laboratorëve, ku 25% e shkollave do të pajisjen me laboratorë shkencorë.

Buxheti i 2015 për herë të parë do të japë një fond të veçantë për programin e nxitjes së punësimit me vlerë 450 milion lekë, brenda të cilit do të përfshihen 5 mijë punëkërkues, ku trajtimi i pagesës së papunësisë do të jetë për 10.500 persona për një shumë prej 1 miliardë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × three =