Reforma Territoriale, zyrtarizohet kërkesa për referendum

AktualitetPolitike
177
0
sample-ad

Bëhet zyrtare kërkesa për mbajten e referendumit, ku përfaqësues të 82 bashkive e komunave dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për mbajtjen e referendumeve lokale kundër ndarjes së re territoriale me 61 njësi. Kërkesa për referendum vjen pas ankimimit në Gjykatën Kushtetuese që Partia Demokratike i ka bërë reformës territoriale i shtohet një tjetër kërkesë për rrëzimin e saj. Nisma e 82 bashkive e komunave vjen pas thirrjeve të banorëve të cilët u janë drejtuar me një peticion, ku kërkonin referendum për hartën e re.

Sipas Kodit Zgjedhor, për mbajtjen e peticionit duhet që grupet nismëtare të kenë të paktën 12 firma të banorëve të zonës përkatëse. Jo vetëm demokratët e kanë kundërshtuar këtë reformë, me argumentin se harta e re shkrin komunat duke shkelur sipas tyre Kushtetutën. Por edhe kreu i shtetit Bujar Nishani pak muaj më parë riktheu për rishqyrtim në Kuvend reformën territoriale e cila u rivotua më 1 Shtator nga mazhoranca qeverisës, e cila mori edhe votat e deputetëve të PDIU-së.

Referendumet lokale u paralajmëruan si strategji e Partisë Demokratike kundër ndarjes se re territoriale, por që prej miratimit të Kushtetutes e deri më sot në Shqipëri nuk është organizuar asnjëherë një referendum lokal.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 − 8 =