Vitaminat që nevojiten për një shëndet më të mirë

Shendeti
392
0
sample-ad

Burimi kryesor i vitaminave është ushqimi, por më shumë se 65% e popullatës në shumë vënde të zhvilluara vuajnë nga mungesa e vitaminave kryesisht nga shkaku që konsumojnë shumë ushqime të procesuara, përderisa konsumi i frutave dhe perimeve është i ulët.

Vitamina A: Forcon sistemin e imunitetit  

Vitamina A është një faktor i rëndësishëm në mirëmbajtje të një sistemi imuniteti të shëndetshëm. Burimi ushqimor më i mirë me vitaminë A është mëlçia, por, ushqime tjera që kanë vitamina A janë gjiza, të verdhët e ves, qumështi dhe produktet e qumështit. Doza ditore e rekomanduar është 4000-5000 IU.

Vitamina B: Për sistemin nervor të shëndetshëm  

 Vitamina B luanë rol shumë të rëndësishëm në metabolizmin qelizor. Ajo ndihmon në mirëmbajtje të niveleve të glukozës nën kontroll dhe është jetësore për funksionin e mirëfilltë të qelizave nervore. Burimet më të rëndësishme me vitamina B janë, qumështi, peshku, vezët, ushqimet e detit, shparg, orizi dhe kafe.

Zmbraps gripin dhe ftohjen me Vitamine C

Vitamina C jo vetëm që ndihmon në parandalimin e gripit dhe ftohjes duke forcuar imunitetin, por gjithashtu i bënë simptomat e ftohjes shumë më shumë të tolerueshme dhe më pak të ashpra. Vitamina C gjithashtu ka një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e indeve lidhëse të shëndetshme, e gjithashtu edhe në shërimin e plagëve. Burimi më i mirë me vitamine C janë frutat citrik si portokalli dhe limoni, speci kuq dhe i gjelbër, kivi , dredhëzat dhe patatet. Doza ditore e rekomanduar 60g.

Përtëriju me Vitamine E    

Vitamina E jo vetëm që të mbanë të shëndetshëm – duke mbrojtur membranën e qelizave ndihmon në parandalimin e goditjes, sulmit në zemër dhe kancerit, por gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e shenjave të plakjes. Vitamina E gjëndet në shumë ushqime: grurë, drithëra të plota, arra, sojë, fasule. Por, mos harro pjekja e tyre shkatërron pjesën më të madhe të Vitaminës E. Doza ditore e rekomanduar është 15 IU.

Vitamina K: Forco Eshtrat me Vitaminën K

Rolin më të madh që ka Vitamina K është në parandalim të mpiksjes së gjakut dhe shërim të plagëve. Hulumtimet e fundit tregojnë se Vitamina K është e domosdoshme për eshtra të forta dhe shëndetshme. Burimet më të mira me vitamine K janë perimet gjethe të gjelbra si spinaqi, brokoli dhe lakra. Produktet e qumështit dhe mishi gjithashtu ofrojnë një sasi më të vogël të vitaminës K. Doza ditore e rekomanduar është 45-60 mcg për të rriturit.

Si Ti Marrësh Vitaminat

Më e mira mënyrë  është ti marrësh përmes një diete mirë të balancuar duke përfshirë fruta dhe perime të freskëta gjatë vakteve (mëngjes, drek dhe dark), e gjithashtu duke zgjedhur ushqime nga drithëra të plota si dhe vaj ulliri, garanton që ju merrni vitaminat esenciale. Por, kur kjo nuk është e mundur atëherë të maresh multi vitaminoz.                                                                                                                                                                

Vitaminat për gra shtatzëna dhe për fëmijë                                                          

Kur je shtatzëne edhe dieta më e mirë nuk mjafton për të ofruar të gjitha materiet ushqyese dhe vitaminat që ti dhe foshnja keni nevojë. Kjo është arsyeja pse është shumë me rëndësi që të merrni vitaminat e rekomanduara për gra shtatzëna. Disa vitamina, acidi folik (vitamina B) për shembull ndihmon në uljen e rrezikut të disa defekteve të lindjes kurse vitamina D ndihmon në zhvillim të eshtrave. Zhvillimi i hershëm është aq i rëndësishëm në jetën e fëmijës tuaj dhe të sigurohesh që ata të marrin fillimin më të mirë të mundshëm në jetë do ju ndihmoj atyre të ndërtojnë eshtra, dhëmb, muskuj të fortë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × one =