Trendet e reja vjeshtë/dimër 2014-15 flokët e shkurtër dhe të drejtë

Tendence
431
0
sample-ad

Prerjet e flokëve të shkurtër dhe të drejte për këtë sezon të ftohtë do ju rezervojnë shumë supriza atyre që kanë dëshirë të ndryshojnë look, por edhe për ato femra që dëshirojnë të ndryshojnë zakonet për të mbajtur flokë të shkurtër, shumë ide për të stiluar dhe për të përshtatur jo vetëm me stilin tuaj apo fizionominë por edhe për ti përshtatur me personalitetin. Siç thuhet gjithmonë, modelet e shkurtra janë shumë cool, por nuk janë të përshtatshme për të gjitha femrat. Nevojitet të dini të mbani flokët e bukur dhe të ndjeheni të lira, çapkëne.

Në mëndjen e çdo njërës prej nesh fjala e “drejtë” na sjell në mëndje automatikisht idenë për flokë të gjatë të fryra dhe të buta. Sigurisht, flokët e drejtë përputhen më shumë me flokët e gjatë. Në fakt shumë celebritete janë konvertuar në flokë të shkurtër dhe të drejtë si Charlize Theron, e cila ka fituar dhjetë vite rini dhe gjithashtu është bërë akoma dhe më e bukur, Kaley Cuoco, Chelsea Kane, Carey Mulligan etj.

Këtë sezon vjeshtë-dimër 2014-15 prerjet e flokëve që janë më shumë në modë janë: boyish, pixie, dhe short bob. Modelet pixie janë me siguri ndër më të dashurat nga femrat e reja sepse lejojnë të luajnë me volumin dhe me shkallëzimin duke krijuar shpesh kontraste asimetrike duke lejuar gjithashtu të zbaviteni edhe me ngjyrën.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 + seventeen =