Trafikimi i lëndëve narkotike, arrestohet biznesmeni nga Fieri

AktualitetKronike
328
0
sample-ad

Operaconi antidrogë nga Policia e Shtetit dhe Krimet e Rënda kanë vënë në pranga një biznesmen nga qyteti i Fierit, i cili është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike nga Turqia në Shqipëri, e më tej me destinacion Italinë. Biznesmeni Orvel Hebeja u arrestua për trafikim të 59 kilogramë heroine ndërsa bashkë me të ka rënë në pranga edhe shoferi i tij.

Ky operacion u zhvillua në bashkëpunim mes prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokurorisë së Turqisë. Ishin pikërisht autoritetet turke të cilat vunë në pranga në Turqi, Leonard Tusnikun, shoferin e biznesmenit që ju kapën 59 kg heroinë, por pas hetimeve të kryera, rezultoi se lenda narkotike i përkiste biznesmenit. Orvel Hebeja ka në pronësi një kompani të vajrave lubrifikantë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 + 13 =