Shqiptarët dhe grekët sherr në lokal

Kronike
256
0
sample-ad

Mëngjesi i ditës së sotme ka qenë fatal për një 44 -vjeçar grek, i cili ka mbetur i vrarë , ndërsa një shqiptar 21-vjeçar është plagosur pas një sulmi me armë zjarri, në një lokal (Bar) në kryqëzimin e rrugësve “Hiu” dhe “Kritis” në Platia Vathis të shtetit Grek.

Ndërkohë, sipas policisë, një fuoristradë me xhama të zinj, në të cilën ndodheshin dy persona, ndaloi para lokalit, një kafe-bar që i përket një shtetasi shqiptar, dhe njeri prej tyre hapi zjarr me armë të tipit automatik. Në momentin kur ndodhi ngjarja, brenda lokalit ndodheshin shtatë persona.

Bëhet e ditur se nga të shtënat, humbi jetën një shtetas grek që në atë moment ndodhej jashtë lokalit, dhe u plagos lehtë një grua që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Policia shqyrton versionin e larjes së hesapeve, ndërkaq, motivet e sulmit mbeten të panjohura.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five + 10 =