Shkodër, prishet aparatura e mamografisë, fluks rradhe

Sociale
243
0
sample-ad

Aparatura e mamografisë në poliklinikën e qytetit të Shkodrës është jashtë funksionit prej tre ditësh. Kjo ka ndodhur gjatë muajit sensibilizues ku fluksi i grave për ekzaminimin e kancerit të gjirit sa vjen e rritet, duke shkaktuar rradhë të gjata nga gratë të cilat kërkojnë të bëjnë depistimin e kësaj sëmundjeje.

Ndërkohë rradhët e gjata të grave që presin për të bërë këtë ekzaminim nuk është vetëm nga Shkodra por dhe Lezha, të cilat pohojnë se prej tre ditësh po presin dhe askush nuk u kthen asnjë përgjigje se kur do të vihet në funksion aparatura. Ndërkohë që mes tyre ka dhe nga ato që vuajnë nga sëmundje të tjera të cilat e kanë të pamundur të rrinë për një kohë të gjatë në këmbë.
Sipas shefit të shërbimit të imazherisë, Agim Dokaj fluksi i lartë i grave që janë paraqitur këtë muaj, jashtë kapacitetit që mund të kryej brenda një dite aparatura dixhitale, është bërë shkak i bllokimit të saj. Dokaj theksoi se po punohet intensivisht për ta bërë sa më shpejt funksionale. “Bllokimi i aparatit të mamografisë ka ardhur si rezultat i numrit të madh të vizitave. Mesatarja është 1 mamografi në 35 minuta, ndërsa gjatë këtij muaji mesatarja e mamografisë ka qenë rreth 70 mamografi në ditë, pasi ka pasur dyndje të mëdha”, u shpreh mjeku Dokaj.

Mosfunksionimi i mamografisë në këtë qytet i detyron gratë që t’i drejtohen kryeqytetit për të bërë depistimin e kancerit të gjirit ku pjesa më e madhe e tyre nuk kanë mundësi për shkak të kostos financiare.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − 8 =