SHBA-ja ndihmë financiare për vendin tonë

Ekonomi
187
0
sample-ad

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes USAID-it ndryshon shpërndarjen e fondit të akorduar për vitin 2014 në kuadër të ndihmës për Shqipërinë dhe bën gati disbursimin. Ndihma financiare e ofruar për vendin tonë nga SHBA kap vlerën totale prej 29 951 662 dollarësh, ka si objektiv“Forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme”.

Ndërkohë midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është lidhur, më 30 shtator 2013, marrëveshja e ndihmës. Sipas projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes nga Kuvendi, palët do të zbatojnë projekte me interes të përbashkët dhe për financimin e tyre, qeverisë së Republikës së Shqipërisë i është akorduar për vitin fiskal 2013, një grant që nuk e tejkalon vlerën 11 313 953 dollarë.

Pjesa tjetër e kontributit total prej 29 951 662 dollarësh do të jepet me shtesa dhe në bazë të disponueshmërisë së fondeve nga USAID-i.

Fondet do të alokohen në fushat: a) Shteti ligjor dhe të drejtat e njeriut, 2 189 000 dollarë për vitin 2013 dhe 1 750 000 dollarë për vitin 2014; b) Qeverisja e mirë, 4 557 662 dollarë për vitin 2013 dhe 3 014 000 dollarë për vitin në vijim; c) Shoqëria civile, 60 000 dollarë për vitin 2014; d) Tregtia dhe investimet 500 000 dollarë për vitin 2013; e) Sektori financiar, 1 250 000 dollarë për vitin 2013; f)Konkurrueshmëria e sektorit privat, 1 817 000 dollarë për vitin 2013; g) Mbështetja për programin 1 000 291 për vitin 2013 dhe 700 000 dollarë për vitin 2014.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty − 8 =