Sekretariati i Fondit të Ballkanit Perëndimor zgjedh Shqipërinë

Aktualitet
259
0
sample-ad

Shqipëria është zgjedhur si vendi ku do të ngrihet Sekretariati i Fondit të Ballkanit Perëndimor. Vendim është marrë gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të dhe të Ballkanit, i cili u zhvillua në Bratislavë të Sllovakisë. I pranishëm në këtë takim ishte dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Kjo është hera e parë që në Shqipëri vendoset selia e një organizate rajonale, dëshmi e një kontributi në rritje të vendit tonë në drejtimit të politikave të bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë.

Takimi, i organizuar nga Sllovakia si vend që ka kryesinë e radhës të Grupit të Vishegradit, kishte si qëllim t’i përcillte vendeve të Ballkanit Perëndimor përvojën e Polonisë, Hungarisë, Çekisë dhe Sllovakisë në fushën e integrimit evropian. Gjatë takimit tre ishin temat kryesore; shteti ligjor, qeverisja e mirë dhe transparenca si dhe bashkëpunimi rajonal.

Ndërkohë që ministri Bushati gjatë fjalës së tij theksoi vëmendjen që Shqipëria i kushton bashkëpunimit rajonal në politikën e jashtme. Gjithashtu përmendi kontributin e palës shqiptare si në Konferencën e Berlinit, ashtu edhe në procesin që e ka pasuar atë e që synon përmirësimin e infrastrukturës rajonale, rritjen e shkëmbimeve dhe forcimin e lidhjeve mes popujve. “Riorganizimi i Komisionit të ri që vendos Përfaqësuesen e Lartë për Politiken e Jashtme dhe Zëvendës Presidentin e Komisionit në krye të drejtimit dhe  koordinimit të Politikës së Jashtme dhe Zgjerimit si dhe Paketa e Zgjerimit 2014 kanë rritur fokusin mbi zgjerimin si një projekt gjeostrategjik politik” u shpreh ministry Bushati.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi u diskutua dhe mbi pritshmëritë e vendeve të rajonit nga Komisioni i ri Evropian, për situatën në Ukrainë dhe krizën në Siri e Irak.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine + 14 =