Rama: Provim licencimi për mësuesit

AktualitetPolitike
167
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4158″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e 20-vjetorit të themelimit të universitetit të Vlorës, ai është shprehur se të gjithë mësuesit në vend do t’i nënshtrohen provimit të licencimit në mënyrë që të jepjet më mësim jashtë profilit. Kreu i qeverisë vuri në dukje se nuk duhet të përsëriten gabimet e së shkuarës, pasi problemet me përçimin e dijes në Shqipëri janë të ndjeshme.
Ndërkaq, është shprehur se universitetet e vendit janë të hapura sa i përket inovacionit. Ligji i arsimit të lartë që pritet të shkojë në Kuvend, sipas kreut të qeverisë do të ndikojë në reformimin e këtij sistemi.

Gjithashtu Rama deklaroi se ditën e hënë do të lancohet segmenti tjetër i reformës në arsim, ku do të publikohet një raport për të dhënat e mësuesve që japin mësim jashtë profileve. Rama tha se 26% e nxënësve në vendin tonë marrin mësim nga mësues jashtë profilit.

Ndërkohë ministrja Nikolla theksoi rëndësinë e përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies, duke u shprehur se “rruga e integrimit kalon nga shkollat tona”.

“Ne vendosëm t’i thonim JO diplomave plaçkë dhe universiteteve kioska. Universiteti që do ndryshojmë bashkë me ju do ketë në qendër cilësinë e performancën. Universiteti i Vlorës është një institucion i rëndësishëm i arsimit në Shqipëri. BE ka përforcuar mbështetjen financiare për arsimin në Shqipëri”[/vc_column_text][vc_single_image image=”4157″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Në festën e diplomave me rastin e 20-vjetorit të Universitetit të Vlorës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 − three =