Radio Francë përfshihet nga flakët

Kryesore
202
0
sample-ad

Godina Qëndrore e Radios Shtetërore të Francës u përfshi nga flakët, duke bërë që stafi të ndërpriste transmetimin e drejtpërdrejtë dhe të largohej nga godina në Paris. Zjarri filloi në një pjesë të godinës ku nuk kishte njerëz, pasi po kryheshin punime restauruese. Bernard Thomasson, një gazetar i lajmeve të Radio Francë, i tha BBC, ” se kjo është vetëm një zonë e ndërtesës që është prekur, nuk është e gjithë ndërtesa.

“Unë punoj në ndërtesë dhe pasi kemi parë tymin e parë të errët u evakuuam menjëher më pas, e gjithë ndërtesa tashmë është evakuuar. “ndërtesa ku ndodhet radio ka qenë në rinovim 10 vitet e fundit dhe zjari ra në katin e 8-të aty ku po kryeshin punimet, dhe flaket kanë rënë për shkat të punimeve jo të mira që po kryehen.
Zëdhënësi i kompanisë që po kryente punimet, Gabriel Plus, konfirmoi se nuk kishte viktima dhe se nuk kishte rrezik që zjarri të përfshinte pjesë të tjera të godinës. “Nuk e dimë ende shkakun e zjarrit, por mund të ketë ardhur për shkak të punimeve që po kryhen”, tha Plus.
Tymi i zi tërhoqi vëmendjen e shumë kalimtarëve buzë Senës, në pjesën perëndimore të Parisit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × 2 =