Qeveria do të rishohë kontratat me tre kompani të huaja

Ekonomi
222
0
sample-ad

Pas rishikimit të kontratës me CEZ dhe atë me kompaninë amerikane që merej me skanimin e mallrave në dogana, qeveria duket se do të bëjë të njëtën gjë edhe me tre kompani të tjera.

Koncesioni për administrimin e pullave fiskale, ai për markimin e karburantit, si dhe llotaria kombëtare janë në prag të rishikimit, proces i cili mund ta çojë qeverinë në arbitrazh me kërkesa për dëmshpërblim prej miliona dollarësh, ka raporton Ora News.

Që nga momenti i aplikimit të koncensionit tw kompanisë austriake për adminsitrimin e pullave fiskale mbi mallrat e akcizës 2 vite më parë, përfaqësues të Partisë Socialiste deklaruan se për 10 vjet konsumatorët do ti paguajnë firmës private 140 milionë euro.

Ministria e Financave tashmë po negocion për rishikimin e këtij koncesioni.

Një tjetër kontratë e debatuar por edhe e kundërshtuar fort nga kompanitë e karburanteve në Shqipëri është edhe koncesioni i markimit të karburantit, ose thënë ndryshe ngjyrosja e naftës dhe karburantit.

Qeveria aktualisht është në diskutime edhe për rishikimin e kësaj praktike.

Në Shqipëri qarkullojnë rreth 2 milion tonë karburanteve në vit dhe duke bërë një llogari të thjeshtë, fitimi i këtyre kompanive të huaja shkon në rreth 100 milion euro në vit.

Një shumë kjo mjaft e konsiderueshme, e cila mund të përfundonte në buxhetin e shtetit shqiptar.

Listës për rishikim të kontratës i shtohet edhe Lotaria Kombëtare e cila është kritikuar ashpër nga socialistët atëherë në opozitë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 3 =