Nis festivali i filmit në Tiranë

ArtKulture
281
0
sample-ad

Në datat 3-9 nëntor do të mbahet në Tirane edicioni i 12-të i ‘Tirana Film Festival’, i cili kësaj rradhe ka zgjuar interes më të madh duke kapur një shifër rreth 5500 aplikimesh nga 107 vende të botës. Nga të gjithë aplikimet vetëm një pjesë e tyre janë përzgjedhur për të konkurruar dhe i përkasin zhanreve fiksjon, eksperimental, animacion dhe dokumentar. Vend të veçantë i është kushtuar edhe filmave shqiptarë duke iu dhënë mundësia për të konkurruar në një kategori më vete.
Gjatë festivalit do të mbahen edhe workshope të ndryshëm nga artistë e producentë të huaj për studentët apo artëdashësit e kinematografisë.
Qëllimi i “Tirana Film Festival” është të krijojë një pikë takimi për artistët dhe entuziastët e kinemasë nga Shqipëria, Ballkani dhe e gjithë bota që të mblidhen sëbashku për të ndarë pasionet dhe dijet e tyre.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven − 9 =