Në kërkim nga Interpoli, ekstradohet nga Italia 41-vjeçari

Kronike
231
0
sample-ad

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, mbrëmjen e djeshme u krye ekstradimi nga Italia, drejt vendit tonë, ndaj shtetasit shqiptar, Besnik Sejdo, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin Nr.353,  datë 01.04.2013, e ka dënuar  me 5 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje“ dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake“, parashikuar nga nenet 88/2 dhe 278/2 të Kodit Penal.

I ekstraduari Besnik Sejdo në datën 20.08.2011, rreth orës 20:00, tek Rruga “Vangjel Noti” Tiranë, për motive të dobëta, ka qëlluar me arme zjarri automatik, shtetasin Dritan Sh., duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë dhe ku më pas ky shtetas ka gjetur vdekjen.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

ten − 6 =