Nuk dorëzojnë shtëpinë, çifti "muroset", përmbaruesit hyjnë nga dritarja

Histori te rralla
209
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4115″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në shtetin fqinj të Italisë, në zonën e Siçilisë, ku një çift ka zgjedhur “murosjen” dhe lidhjen pas një bombule gazi, si mjet proteste për zbatimin e një vendimi gjykate që i detyronte të lironin shtëpinë.

Sikurse raportojnë mediat, ndërkohë që për momentin çifti ndodhet brenda i lidhur pas bombulës së gazit, përmbaruesit janë detyruar të hyjnë nga dritaret për të biseduar me çiftin Paolo dhe Pina,të cilë kanë vendosur për ta mbrojtur shtëpinë e tyre kanë thërritur një murator ku me llaç dhe tulla kanë ndërtuar një mur të fuqishëm duke bllokuar derën hyrëse..

Pronarja që ka marrë në zotërim shtëpinë e gjendur në Pedallino, fraksioni i Comisos, për shifrën e tridhjetëmijë eurove, ka dhënë gatishmërinë për një takim në javë, me përfaqësuesit ligjor të dy palëve respektive, për arritjen e një kompromisi.

Me shumë përparësi do t’i jepet mundësisë që çifti Paolo e Pina ta riblejnë përsëri shtëpinë, me po të njëjtin çmim për të cilën gruaja e ka përfituar banesën.

Apartamenti ndodhet në katin përdhesë dhe, për përmbaruesit zyrtarë nuk ka qenë e vështirë të hyjnë nga dritarja.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen − 4 =