Motra e Pablo Eskobarit mohon vrasjen e të vëllait nga Policia

sample-ad

Sa herë përmëndet emri Pablo Escobar, të gjithë mendojmë për narkotrafikantin më të famshëm të botës, i cili u bë i famshëm jo vetëm pë kokainën që “përmbyti” amerikën, por edhe pë krimet e pashembullta dhe vrasjet e jo pak krerëve të sferës së lartë të pushtetit kolumbian.

E fundit që është prononcuar në media lidhur me këtë “dishepull” të trafikut të drogës dhe botës së krimit, është motra e tij, Alba Marina Escobar. E prononcuar në një interviste për emisionin kolumbian “Caracol” ajo ka deklaruar se  i vëllai Pablo Eskobar nuk ishte vrarë nga Policia Speciale e shtetit, por kishte vrarë veten. Ajo, gjithashtu, fliste me bindje rreth faktit se ditën e vrasjes së kryetrafikantit, Policia nuk ka gjuajtur as e dhe një plumb mbi trupin e Pablo Escobarit.

Mjeku ligjor, i cili kreu autopsinë në trupin e Pablos ishte mik i ngushtë i këtij të fundit dhe, më pas, kishte rrëfyer se Escobar kishte vrarë veten dhe se qeveria e kishte detyruar për të treguar të kundërtën, ka përmendur Alba. Duke pohuar se kur kuptoi se me çfarë pune merrej i vëllai asaj i mbetej vetëm që ti merrte parasysh të gjitha të këqijat dhe të mirat e këtij biznesi.

Madje ajo thotë se kur shihte forcat policore të gëzoninm për diçka që Pablo e kishte bërë vet habitej me faktin se si mund të arrihej deri këtu.
Por Alba Marina Eskobar tregon edhe se të gjitha këmishat dhe maskën e të vëllait i ruan me shumë fanatizëm.

Alba i shoqëroi gazetarët edhe në tempullin e Escobarit, që tani është kther në vënd turistik.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 + 3 =