Kundërshtuan patrullën, arrestohen tre persona dhe dy në kërkim

AktualitetKronike
305
0
sample-ad

Arrestohen nga policia tre persona pasi kanë kundërshtuar patrullën. Në pranga të efektivëve të Sarandës kanë përfunduar, Ermir Vejzati, Paolo Tepelena dhe Petrit Gjoka. Policia e qytetit bregdetar njofton gjithashtu se dy persona janë shpallur në kërkim: Benard Bajramin dhe Aleksandër Gjoka.

Të pesë personat nga Delvina në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar me dhunë patrullën e policisë dhe shefin e rendit të këtij Komisariati, ndërsa si pasojë e dhunës u kanë shkaktuar dëmtime të lehta edhe punonjësve të policisë.

Pas këtij kundërshtimi ndaj efektivëve të policies, personat nga Delvina kanë dëmtuar edhe një automjet të patrullës së policisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × three =