Ish drejtuesi i Gardës, Ndrea Prendi, sërish hesape me Prokurorinë

AktualitetKronikeKryesore
230
0
sample-ad

Nga sa po duket, për shtetasin Ndrea Prendi, ish komandant i Gardës së Republikës përgjatë kohës kur qeveriste Sali Berisha, nuk do të rreshtin thirrjet në organin e hetimit. Pasi kohë më pari, së bashku me kolegë të tjerë ai është thirrur të dëshmojë lidhur me ngjarjen tragjike të vrasjes së katër protestuesve,

në 21 janar 2011, këtë here ka qenë mysafir i organit të hetimit për një tjetër akuzë të ngritur ndaj tij nga ana e Ministrisë së Brendshme. Dhe pikërisht për akuzën “shpërdorim detyre”, të cilën, sipas organit denoncues, pra MB shtetasi në fjalë del ta ketë konsumuar pikërisht atëherë kur mbante detyrën e lartë të Komandantit të Gardës.

Në atë kohë, sikurse përmendet në padi, Ndrea Prendi, ka paguar sistematikisht një punonjëse të lartë të administrates së Gardës, ndërkohë që ajo ndodhej e jetonte jashtë vendit. Fjala është për pagesën e rregullt ndaj Drejtores së Burimeve Njerëzore,me inicialet Sh.S.

I pyetur nga prokurori i çështjes, lidhur me këtë pagesë të çuditshme, Prendi është mbrojtur duke thënë se: megjithse nuk jetonte në Shqipëri drejtorja S.SH. e bënte punën nëpërmjet sistemit “on-line”, duke lënë ngritur çudinë dhe zbulimin e faktit që në kohë të qeverisjes Berisha paska patur të “ligjëruar” edhe një praktikë të tillë “on-line”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 − 8 =