Fadromat e INUK-ut, në gjithë vijën bregdetare. PS: PD s’është mësuar me ligjin

AktualitetKryesore
260
0
sample-ad

Aksioni Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, nuk është pritur mirë nga opozita që në nisje të tij, duke akuzuar mazhorancën për prishje selective të objekteve, dhe nuk e ka mbështetur INUK në asnjë nisëm për ndërtimet pa leje. Por Partia Socialiste ka reaguar lidhur me këto akuza të opozitës, duke u shprehur se Partia Demokratke ankohet pasi nuk është mësuar me zbatimin e ligjit.

Në një deklaratë për mediat deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, shprehet se aksioni që po kryen INUK është në fakt detyrë e kryebashkiakut Lulzim Basha, njëherësh kreu i PD. Sipas saj, ka qenë qeveria e mëparshme e cila ka lejuar zaptimin e hapësirave publike, madjes sipas deputetes socialoste edhe duke i legalizuar në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas Gjylametit opozita ankohen pse ligji po zbatohet. Ankohen pse INUK është duke kryer një detyrë, që në fakt duhet të ishte kryer prej vitesh nga Bashkia e Tiranës, që drejtohet nga vetëm Kryetari i opozitës. Duke theksuar që Bashkia e Lulzim Bashës nuk ka lëvizur as majën e gishtit për të çliruar hapësirat publike nga ndërtimet pa leje, por pikërisht qeveria e Sali Berishës ka qenë ajo që ndërtimet pa leje i ka legalizuar.

I am text block. Click edit button to change this text. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Vetë INUK ka thënë se ka nisur zbatimin e planit operacional të ndërhyrjes në bregdet. Ndalesa e parë është zona nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, në Durrës, aty ku ndërhyrjet e nisura parashikohet të zgjasin të paktën 10 ditë. Inspektorët e INUK kanë bërë konstatimet në terren dhe kanë njoftuar sipas ligjit qytetarët dhe pronarët e objekteve të kundraligjshme. Në aksin kryesor që përfundon sot do prishen 150 të strukturave të ndryshme përfshi dhe objekte një, dy dhe tre katëshe. Jo vetëm Durrës por edhe në Velipojë, inspektorët kanë nisur verifikimet në terren për evidentimin e objekteve të kundraligjshme. Paralelisht me ndërhyrjet në vijën bregdetare të Durrësit, INUK po vijon punën për largimin e të gjitha objekteve të kundraligjshme në krah të akseve kombëtare.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 + ten =