Eshtrat e Isa Boletinit do të rivarrosen në Mitrovicë

Kulture
268
0
sample-ad

Pas disa viteve punë ka përfunduar verifikimi për identifikimin e mbetjeve mortore të heroit, Isa Boletini, të cilat u gjetën rreth 2 vite më parë në prag të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë. Eshtrat e Heroit Kombëtar do të varrosen në vendlindjen e tij, në fshatin Boletin të Mitrovicës, më 28 nëntor të këtij viti.
Ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit do të bëhet nën organizimin e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë. Kështu është vendosur të enjten pasdite në një takim mes Ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri si dhe pasardhësve të Heroit Kombëtar.

“Deri në fillim të javës së ardhshme do të finalizojmë më shumë detaje rreth konceptit organizativ, rreth mënyrës se si do të procedojmë. Meqënëse kemi nevojë edhe për konsultime për të parë nivelin dhe formën e përfshirjes së institucioneve të Republikës së Shqipërisë, meqenëse Isa Boletini është një nga heronjtë më të mëdhenj kombëtar dhe është vlerë e përbashkët kombëtare”, – tha Memli Krasniqi, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i familjes Boletini, Gazmend Boletini falënderoi ministrin Krasniqi dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për përkushtimin e treguar në gjithë këtë proces. Ai tha se do të angazhohen si familje për ceremoninë e rivarrimit./
Ministria e Kulturës në Kosovë ka marrë përsipër që në ditët në vijim të organizojë komision ndër institucional që do të merret me përgatitjet e ceremonisë së rivarrimit në festën e flamurit kombëtar shqiptar më 28 nëntor.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 5 =