Bashkia Fushë-Arrëz rilidh energjinë, prangoset elektriçisti

KronikeKryesore
168
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”4048″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Edhe ditën e sotme ka nisur me vrull aksioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike, e cila sot shënon ditën e katërt të tij. Ndërkaq, punonjësit e OSHEE dhe të Policisë së Shtetit janë në terren për të ndërprerë lidhjen e paligjshme të energjisë. Bëhet e ditur se, gjatë ditës së sotme është arrestuar një 56-vjeçar nga Berati, V.Çako për lidhje të paligjshme të energjisë. Ndërkohë, në pranga është vënë edhe një elektricist i bashkisë së Fushë-Arrëzit, pasi rilidhi energjinë në këtë institucion, pasi ia kishte prerë OSHEE.

Bëhet e ditur nga Ministria e Brendshme se vetëm gjatë ditës së tretë të operacionit të OSHEE dhe Policisë së Shtetit, janë arrestuar 41 persona, ndërsa është bërë shpallja në kërkim edhe për 14 të tjerë, si dhe janë ndërprerë 392 lidhje të paligjshme të energjisë.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Brendshme 30 prej të arrestuarve janë pronarë biznesesh, 5 janë punonjës të OSHEE-së.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − two =