Arrestohet murgu, komplotonte kundër Patriarkanës

AktualitetKryesore
197
0
sample-ad

Dhjetra policë grekë morën pjesë ne një operacion për të pastruar një apartament që përdorej si seli e një manastiri rebel, murgjit e të cilit janë deklaruar përçarës nga kisha Ortodokse.
Policia tha se në apartamentin në Selanik ndodheshin një murg dhe 5 mbështetës gjatë bastisjes të së premtes në mëngjes, gjë e cila u pasua me një vendim gjykate për dëbim. Forcat speciale të policisë rrethuan të gjithë zonën përreth me qëllim qe të parandalonin pengimin e operacionit nga mbështetësit e tjerë.
Murgjit nga manastiri 1000 vjeçar i Esphigmenou-t, komunitet vetëqeverisës murgjish afër Selanikut janë në një mosmarrëveshje të madhe me Patriarkun Ekumenik me qendër në Stamboll,liderë spiritual të krishterëve ortodoksë të botës.
Ata akuzojnë patriarkun për tradhti për shkak se kërkojnë marrëdhenië më të mira me kishën Katolike.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven + one =